Extra Nga xhinset te fundet: Sa herë mund t’i vishni rrobat, para se...

Nga xhinset te fundet: Sa herë mund t’i vishni rrobat, para se t’i lani ato

Xhinset

Numri optimal për të larë xhinset është pasi i keni veshur ato për 5-6 herë. Kjo për shkak se larja e shpeshtë, mund të japë idenë se materiali po hollohet, si dhe për faktin se me larjen e shpeshtë, do të zbardhet ngjyra natyrale e xhinseve, duke i bërë ato të duken më të konsumuara seç janë.

Bluzat

Ju duhet t’i trajtoni bluzat njësoj si të brendshmet: T’i lani ato direkt pas një veshjeje. Kjo sepse, ato janë në kontakt shumë të ngushtë me lëkurën tuaj dhe thithin pjesën më të madhe të djersës. Lajini ato, gjithnjë pasi t’i keni veshur. Përjashtimi i vetëm është nëse e keni veshur për një orë ose më pak. Larja mund t’i konsumojë bluzat tuaja, por higjiena është parësore.

Fustanet

Nuk është e nevojshme t’i lani fustanet direkt pas një veshjeje, por nëse e keni veshur gjatë një dite të tërë, në një kohë të nxehtë vere, është mirë ta lani pas një përdorimi. Në raste të tjera, mund ta vishni 2-3 herë përpara se ta lani.

Reçipetat

Në krahasim me të brendshmet, reçipetat nuk duhen larë dhe aq shpesh. Ju mund t’i vishni ato deri në 4 herë. Këtu nuk përfshihen reçipetat sportive!

Çorape, geta

Sigurisht, geta dhe çorapet duhet të lahen direkt pas një veshjeje. Imagjinoni sa baktere dhe papastërti mblidhen në këmbë gjatë një dite.

Veshjet sportive

Mos u bëni dembelë! Lani rrobat tuaja të palestrës/stërvitjes, direkt sapo hyni në shtëpi. Nuk ka rëndësi për sa kohë jeni stërvitur, ju gjithsesi jeni djersitur, prandaj hiqni sa më shpejt rrobat nga trupi.

Pizhame

Kujdesuni për gjumin tuaj dhe mbajini pizhamet tuaja të pastra. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme t’i lani ato shumë shpesh. Nëse bëni dush çdo mbrëmje, ju mund të mbani të njëjtat pizhama deri në 4-5 herë.

Këpucët

Nuk ka një rregull të saktë për këpucët, por lajini dhe pastrojini ato sapo vini re papastërti, pasi nëse i lini të akumulohen, do të jetë shumë e vështirë t’i ktheni në gjendjen e mëparshme, sidomos nëse flasim për atletet të bardha!

Pantallona e shkurtra, fundet

Në krahasim me xhinset, pantallonat e tjera të shkurtra apo të gjata, si dhe fundet, duhet t’i lani më shpesh. Mund t’i lani ato pas 3-4 veshjesh.

Burimi: Bright Side