Sport Ngacmon femrën e gabuar, futbollisti i Chelsea rrihet keq nga lojtari i...

Ngacmon femrën e gabuar, futbollisti i Chelsea rrihet keq nga lojtari i kategorisë së tretë

Mesfushori anglez Danny Drinkwater, i cili luan me Burnley i huazuar nga Chelsea, është rrahur jashtë një lokali nate në Mançester.

Sipas “The Sun”, futbollisti kishte ngacmuar një vajzë dhe për këtë arsye u sulmua nga 6 persona, mes të cilëve edhe një futbollist që luan me Scunthorpe, në kategorinë e tretë angleze.

Arsyeja është se Drinkwater ngacmoi të fejuarën e afrikanit Kgosi Ntlhe.

Sipas dëshmitarëve, mesfushori është rrahur pa mëshirë: “Kishte gjak kudo. Agresorët e njohën që luan në Premier League dhe e godisnin fort duke thënë “Hajde t’ia thyejmë këmbët”. Ishte skenë shumë e shëmtuar”.

Përpara dhunimit, ish-futbollisti i Leicester dhe Chelsea ishte përzënë nga stafi i sigurisë së lokalit pasi ishte shumë i dehur.