Kuriozitete Ngjashmëria e frikshme e filmit hollivudian me virusin vdekjeprurës në Kinë

Ngjashmëria e frikshme e filmit hollivudian me virusin vdekjeprurës në Kinë

Tre qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës. Bëhet fjalë për 20 milionë banorë, të cilët druhen se mund t’u mbarojnë ushqimet. Pamjet që vijnë nga këto qytete i ngjajnë filmave me zombie.

Por në fakt, ka një film Hollivudi që po përflitet shumë këto ditë në media. Fansat e filmit “Contagion” me Matt Damon thonë se ngjashmëritë me atë që po ndodh në Kinë tani janë të frikshme.

Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gëyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong. Por ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes.

Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim.

Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero.

Virusi që po terrorizon Kinën thuhet se ka ardhur nga supa e lakuriqit.