Kryesore Ngjela: Basha është ose idiot, ose injorant, dëmtoi protestën e studentëve

Ngjela: Basha është ose idiot, ose injorant, dëmtoi protestën e studentëve

Avokati Spartak Ngjela në studion e “Open” argumenton se asnjë prej palëve politike nuk e do protestën studentore.

Sipas tij opozita u përpoq që të përfitojë politikisht nga protesta e studentëve, duke e dëmtuar atë. Pasi, siç thotë avokati Ngjela, edhe Rama e dëshironte një gjë të tillë, për ta përdorur si alibi që studentët janë pjesë e PD-LSI.

“Këta janë kaq o janë idiotë, injorantë, o nuk marrin vesh nga politika ose nuk duan të zmadhohet protesta e studentëve. Pse do hynin këta te studentët. Nuk dua masivitetin e studentëve sepse ju bënë dëm studentëve që u treguan më të aftë. Rama këtë kishte motiv. Mos kujto se janë pa konjeksion gjërat. Rama janë të LSI-së dhe PD-së. Rama ka më shumë krizën e të brendshmit, sesa të jashtmit. Çfarë do thonë të brendshmit. Ata thonë janë PD dhe LSI.

Asnjë nuk i do studentët dhe vura re se studentët kanë artikuluar më mirë se kryeministri. Ky ka artikuluar më keq se të gjithë. Ata artikuluan më saktë, më qartë se ai. Rama kërkon të tallë dhe të fyejë. Studentët nuk do tërhiqen. Dija e tyre është zero, por janë ngritur për dije dhe kanë varfëri”, u shpreh Ngjela

Duke folur për thyerjen e bojkotit parlamentar, Ngjela shprehet se ajo është një metodë komuniste e dështuar.

“Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët. Këtu është karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron nga Saliu. Janë parimet e tij, ato të bojkotit. Mirëpo çfarë ju ndodhi në Tiranë. Do bëjmë revolucion dhe grusht shteti, por s’ka pa kolonel.

Frika është reforma në drejtësi dhe kanë dashur destabilizim. Ndërkombëtarët e provuan me çamët. Dhe këtë e kam fakt dhe jo opinion dhe unë e kam denoncuar. Nuk kishin çfarë të bënin më jashtë se nuk ju përgjigj më populli, nuk i përkrahu. Mirëpo jo vetëm që si ndaluan, por e panë që u formua dhe SPAK, KLGJ, KLP. Nuk ju solli vlerë bojkoti. Koincidenca ishte tek protesta e studentëve”, u shpreh Ngjela.