Politika Ngjela ironi me Bashën e Kryemadhin: Vetëm mandatet?! Po ndonjë pasuri nuk...

Ngjela ironi me Bashën e Kryemadhin: Vetëm mandatet?! Po ndonjë pasuri nuk keni për të dorëzuar?

Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar së fundi zhvillimet e situatës politike në vend, duke komentuar vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela, ka ironizuar ish-deputetët e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e deputetëve duke u shprehur se mirë që dorëzuan mandatet po ndonjë pasuri nuk kishin për të dorëzuar?

“Po mirë ore vetëm mandatet dorëzuat ju? Po ndonjë pasuri qe keni me shumice nuk do ta dorëzoni? Kujt i duhen kartonat bosh?”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale.