Politika Ngjela: PD dyshohet se ka marrë pjesë në krim ndërkombëtar, Amerika do...

Ngjela: PD dyshohet se ka marrë pjesë në krim ndërkombëtar, Amerika do ta godasë përfundimisht

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit rreth kontratave të lobimit të Partisë Demokratike. Ditën e sotme kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha u thirr për të dëshmuar për më shumë se 90 minuta në ambientet e prokurorisë.

Në studion e “Fax News” Ngjela tha se prokuroria shqiptare nuk mund të gënjejë pasi bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga autoritetet amerikane.

“Ka një moment politik dhe juridik në këtë rast, momenti juridik nuk është i zgjidhur këtu i cili vjen nga letërporosia e cila ka ardhur nga Amerika dhe Britania e Madhe . Prokuroria nuk mund të gënjejë sepse është letërporosi ku është shkruar e zeza mbi të bardhë, prokuroria nuk e falsifikon është pamundësi absolute. Çështja nuk është aq e lehtë juridikisht sa mendojnë këta”, u shpreh Ngjela.

I pyetur sa ndikon ky zhvillim për opozitën, avokati Ngjela është shprehur se kjo do të jetë një goditje përfundimtare.

“Tani kjo ka një analizë politike dhe politika amerikane do t’i godasi përfundimisht. Ky është një krim ndërkombëtar dhe PD –ja është e pa mbrojtur, janë të korruptuara të dyja palët, PD dyshohet se ka marrë pjesë në një krim ndërkombëtar”, tha Ngjela.