Extra Ngjyra e vitit 2020: Bluja klasike që ndeshet në disa prej vendeve...

Ngjyra e vitit 2020: Bluja klasike që ndeshet në disa prej vendeve më të bukura në botë

Ngjyra e vitit 2020, gjendet kudo, ndoshta më shumë sesa ngjyra e vitit 2017, që ishte Ngjyra e Gjelbër. Nga nuancat e panumërta blu të qiellit, tek ngjyra soditëse e oqeanit, çatitë ngjyrë blu të disa prej vendeve më piktoreske në botë, ngjyra blu duket se ndeshet kudo.

“Ne jemi në prag të hyrjes në një dekadë të re dhe shumë prej nesh dëshirojë që te hyjmë në këtë dekadë me themele të forta dhe të qëndrueshme, të cilat do ta na ndihmojnë për të ecur përpara. Megjithatë, shumë persona në mbarë botën nuk e ndjejnë këtë siguri”, u shpreh tha Laurie Pressman, Zv. Presidente e Institutit Pantone Color.

“Ngjyra Klasike Blu 19-4052”, shpreh besim, qëndrueshmëri dhe ofron mbrojtje, cilësi të cilat na ofrojnë siguri dhe qetësi, shumë të nevojshme për të kaluar pragun dhe për të hyrë në këtë epokë të re. Pak ngjyra të tjera të ngjallin të gjitha ndjesitë e mësipërme dhe Ngjyrën e Vitit 2020, njerëzit e ndeshin kudo në botë, dhe herë pas herë ajo sërish vepron tek ata me të njëjtën forcë të herës së parë”, vazhdoi më tej znj. Pressman.

“Ngjyra blu klasike, ka frymëzuar dhe do të vazhdojë të frymëzojë njerëz të ndryshëm gjatë udhëtimeve të tyre sepse ajo ofron një ndjesi paqeje dhe qetësie për shpirtin njerëzor. Ajo nuk është aspak agresive, është një ngjyrë që preferohet në mënyrë universale dhe ndikon duke i nxitur njerëzit që të jenë sa më largpamës dhe të rrisin gjithashtu edhe komunikimin me të tjerët”, shtoi znj. Pressman

Më poshtë do të njiheni me 9 vende të cilat e kanë Ngjyrën Blu Klasike një prej elementëve më të rëndësishëm të tyre:

Jodhpur, Indi

I njohur ndryshe edhe si “Qyteti Blu” i Indisë, Jodhpur është i veshur me blunë klasike në çdo cep të qytetit të tij të vjetër. Bluja është përdorur tradicionalisht në të kaluarën e këtij qyteti si një ngjyrë karakteristike e shtëpive ku jetonte kasta Brahmin, por më vonë ajo ka evoluar duke përfshirë identitetin e të gjithë qytetit.

Santorini, Greqi

Nëse dëshironi të ndesheni kudo me Blunë klasike, atëherë ju duhet të vizitoni patjetër Santorinin. Sapo t’i afroheni ju do ta njihni menjëherë në gjendje të dalloni ishullin grek, ku karakteristikë janë shtëpitë e bardha me çati blu. E gjithë kjo panoramë plotësohet edhe nga bluja rrethuese e detit Egje.

Vrima e Madhe Blu, Belize

Nëse do t’ju jepet mundësia për të vizituar Vrimën e Madhe Blu të Belize, atëherë aty ju do të keni mundësinë për të parë në mënyrën më të mirë të përfaqësuar Ngjyrën Blu të vitit 2020.

Chefchaouen, Marok

Nëse Ngjyra Blu, e Vitit 2020 kishte një Kryeqytet global, ai do të ishte padyshim Chefchaouen. Ky destinacinon, një prej më të bukurve në Marok, njihet ndryshe edhe si “Perla e Kaltër”, për shkak se rrugicat e këtij qyteti, disa prej strukturave kryesore të ndërtesave janë të gjitha në ngjyrën blu.

Porto, Portugali

Ngjyra Blu e Vitit 2020 është një prej më përfaqësueseve të qytetit Porto në Portugali, sidomos në afresket e disa prej kishave më të njohura të vendit, stacioneve hekurudhore, etj. Disa prej tyre datojnë që në shekullin e 15-të dhe tani janë shndërruar në një shenjë identifikuese të këtij qyteti.

Uyuni, Bolivi

Kontrasti që krijon ngjyra e bardhë e rërës me blunë e qiellit edhe një prej pamjeve më të bukura në botë. Por ju duhet ta vizitoni vetë Uyuni në Bolivi për t’i besuar fotove që do të shihni për këtë destinacion, shumica e të cilave duken thjesht si fotomontazhe.

Maldivet

Qoftë ditën, qoftë natën, Ngjyra Blu e vitit 2020 është ajo që mbizotëron në ishujt Maldive. Duket sikur këto ishuj janë të veshur me një vello të kaltër gjatë gjithë kohës.

Nanda, Vrima Blu në Vanuatu

Vrima Blu e Nandas në Vanuatu, quhet kështu sepse uji i saj merr një ngjyrë blu, e cila konsiderohet edhe si një prej sipërfaqeve ujore me ngjyrën më të kaltër në botë.

Liqeni Krater, Oregon

Ngjyra Blu e Vitit 2020 përfaqësohet më së miri edhe nga Liqeni Krater në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.