Extra Ngjyra që do dominojë në veshje dhe aksesorë këtë pranverë

Ngjyra që do dominojë në veshje dhe aksesorë këtë pranverë

“Kush vishet me jeshile, vetëbesimin e ka në maksimum”, kështu thotë një proverb i vjetër italian. Mbase sepse ngjyra jeshile do guxim për t’u veshur dhe stil për t’u kombinuar.

Por mes 50 nuancave të ngjyrës jeshile, është njëra në veçanti që do na pushtojnë zemrën në Pranverë 2020. Po flasim për një nuancë shumë të butë, delikate dhe veçanta, e cila tërhiqet nga ngjyrat pastel.

Kujt i rri mirë jeshilja e lehtë?

Sipas ekspertëve kjo ngjyrë i rri shumë mirë biondeve dhe vajzat me flokë të kuqe. Rreziku i vetëm është që në fytyrat veçanërisht të lehta mund të “përplaset” pak, duke rritur në mënyrë eksponenciale nivelin e zbehjes së fytyrës.

Kjo jeshile e lehtë mund të kombinohet lehtë dhe një kombinim perfekt do ishte ai me ngjyrën e bardhë.

Jo vetëm veshjet, por edhe aksesorët me këtë ngjyrë do të jenë trend i sezonit.