Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e quan një lajm të madh dekretin e Presidentin Ilir Meta për Përparim Kalon, i cili tashmë është anëtar i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në mediat sociale, Yuri Kim shkruan se Shqipëria tashmë ka gjykatë funksionale dhe ka plotësuar një nga kushtet kryesore të BE.
“Lajm i madh Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do ta përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale duke përfunduar gati 3 vjet pa të. Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë një meritë të madhe!
Ky ishte rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime për qytetarët e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”, shkruan Kim.
Ky reagim i Kim vjen pasi Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.