Extra Nicole Kidman tregon për fëmijët e rritur që adoptoi bashkë me Tom...

Nicole Kidman tregon për fëmijët e rritur që adoptoi bashkë me Tom Cruise

Nicole Kidman është e rezervuar për fëmijët e adoptuar me ish-bashkëshortin e saj Tom Cruise.

Megjithatë aktorja tregoi gjatë një interviste për lexuesit e “Vanity Fair” gjithçka rreth jetës së fëmijëve të saj të rritur.

Ylli i “Big Little Lies”, 51 vjeçe, zbuloi se vajza Bella, 26 vjeç, jeton në Londër, ndërsa djali Connor, 24 vjeç, jeton në Miami.

Të dy pasardhësit u adoptuan gjatë kohës që ajo ishte e martuar me Tom Cruise, lidhje që zgjati nga 1990 deri në 2001.

“Bella jeton vetëm jashtë Londrës”, i tha Kidman revistës, duke shtuar se vajza e madhe e saj është e martuar dhe kohët e fundit ka nisur linjën e T-shirteve BKC (Bella Kidman Cruise).

Djali 24-vjeçar Connor është një muzikant dhe jeton në Miami.