Kryesore Nikolas Geixh rizgjidhet në krye të Federatës Panepirote: Të “ngrihen” negociatat për...

Nikolas Geixh rizgjidhet në krye të Federatës Panepirote: Të “ngrihen” negociatat për integrimin e Shqipërisë

Nikolas Geixh u rizgjodh kryetar i Federatës Panepirote të Amerikës në kongresin e 40-të që u mbajt në Clearwater të Floridas.

“Ne kemi zgjedhur një bord të përbërë nga “veteranë” të lindur në Epir dhe anëtarë më të rinj të cilët kanë lindur në Amerikë, por me ndjenja të forta për atdheun dhe traditat e prindërve të tyre”, deklaroi ai.

Geixh tha se Federata do të angazhohet që qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Greqisë dhe BE-së të vënë nën presion efektiv mbi Tiranën që t’i sigurojë grekëve të Shqipërisë  gjitha të drejtat fetare, arsimore, politike, gjuhësore dhe kulturore që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se do t’i bëjë thirrje BE-së të “ngrijë” negociatat për pranimin e Shqipërisë deri sa parlamenti të miratojë të gjitha parimet evropiane mbi të drejtat e pakicave.

Të ftuar nderi në kongres ishin edhe Pirro Dhima, kryetarja e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Konstandina Bezhani dhe dy kryetarë bashkish, Akilea Deçka dhe  Leonidha Kristo.