Aktualitet Nipi gjen gjyshërit e vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë

Nipi gjen gjyshërit e vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Një çift të moshuarish u gjetën pa shenja jete nga nipi i tyre, në shtëpinë ku banonin te “Nënstacioni i Selitës”.

Sipas policisë, 80-vjeçari me iniciale S. M., dyshohet të jetë vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij po 80-vjeçe, me iniciale A. M., u gjet pa ndjenja. Policia thotë se ishte stafi i ambulancës që konfirmoi se të dy të moshuarit kishin ndërruar jetë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.