Sport Nis ndërtimi i një ndër stadiumeve më të bukur në botë

Nis ndërtimi i një ndër stadiumeve më të bukur në botë

Grupi Evergrande ka nisur punën për atë që do të jetë një nga stadiumet më të mëdhenj në botë, me një kapacitet prej 100 mijë vendesh.

Ndërtimi do të bëhet në qytetin Guangzhou, të Kinës, sipas një njoftimi nga vetë kompania kineze që po merret me realizimin.

Puna për këtë stadium të veçantë, që quhet edhe “Lule Zambaku”, për shkak të dizenjimit, ka nisur që më datë 16 prill dhe pritet të kushtojë rreth 1.7 miliardë dollarë.

Kjo ndërtesë do t’ia kalojë Kamp Nout të Barcelonës si stadiumi më i madh në botë që është ndërtuar enkas për futboll.

Ndërsa për sa i përket stadiumeve në përgjithësi, edhe atyre multifunksionale, më i madhi mbetet ai i Koresë së Veriut, me rreth 114 mijë vende.

Zambaku është një lule që përdoret gjerësisht në traditën kineze dhe është konceptuar nga arkitekti Hasan a. Syed, i cili punon në Shangai.

Stadiumi do të ketë edhe zona tregtare, zona argëtimi e restorante, dhe pritet të ketë mbaruar deri në vitin 2022.