Ka nisur para Kryeministrisë protesta e opozitës.
Me pankarta e flamuj në duar, qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, atje ku tashmë ka mbërritur edhe lideri i kësaj partie Sali Berisha.
Sakaq, interesante janë pankartat e protestuesve të opozitës. Ato janë pro presidentit amerikan Donald Trump dhe kundër George Soros.
Madje disa protestues kanë arritur deri aty sa kanë barazuar rikthimin e Trump si president me rikthimin e Sali Berishës.