Politika Nis votimi nga jashtë! KQZ: Një dibran me banim në Gjermani merr...

Nis votimi nga jashtë! KQZ: Një dibran me banim në Gjermani merr zarfin e parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi se zgjedhësi i parë që mori fletën e votimit ishte një shqiptar me vendbanim në Gjermani dhe votues në Qarkun Dibër.

“Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve! Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025”, njoftoi Celibashi.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që shqiptarët jashtë vendit kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet në Shqipëri.

Atyre do u dërgohet fleta e votimit me postë. Në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit janë rreth 246 mijë shqiptarë.

Deri më tani, sipas të dhënave të KQZ, zarfet me fletët e votimit u janë dërguar mbi 75 mijë të tillëve, ndërsa 15 shqiptarë e kanë marrë atë në dorë.

Qarku që ka numrin më të lartë të zgjedhësve nga jashtë është Tirana, ndjekur nga Fieri dhe më pas Elbasani.