Aktualitet Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu

Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar këtë të enjte një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Presidenca, që ka konfirmuar lajmin, nuk ka bërë të ditura arsyet e refuzimit të takimit me ambasadorin Lu.

Para refuzimit të takimit në fjalë, kreu i shtetit priti në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili pati një përplasje verbale me ambasadorin amerikan.