Kryesore Nisma e re e Ramës, Basha: Aferat mafioze nuk mbulohen dot me...

Nisma e re e Ramës, Basha: Aferat mafioze nuk mbulohen dot me shfaqje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi si propagandë nismën e re të prezantuar nga kryeministri Rama, për një kuvendim popullor për çështje të rëndësisë kombëtare.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.

“Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”, tha Basha.

Gjatë prezantimit të kuvendimit popullor me shqiptarët, Rama dhe se do të kërkohet mendimi i tyre për çështje me rëndësi strategjike, si ndarja e mundshme nga Maqedonia e Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, mendim për Ballkanin e Hapur, vendosjen e vaksinës me detyrim, etj. Ai përjashtoi mundësinë e përfshirjes së opozitës në këtë nismë, për shkak të krizës që po kalon ajo.