Bota Një ajsberg dy herë më i madh se Nju Jorku rrezikon të...

Një ajsberg dy herë më i madh se Nju Jorku rrezikon të shkëputet nga Antarktida

Nasa paralajmëron se një ajsberg i madh sa dyfishi i sipërfaqes së Nju Jork, rrezikon të shkëputet nga Antarktida. Pamjet e filmuara nga sateliti tregojnë një situatë alarmuese: në rast se mali i akullit do të shkëputet, do të rrezikoheshin aktivitetet e kërkimit por dhe prania njerëzore në zonë.

Zona që mund të dëmtohet rëndë dhe është platformë e akullit Brant, që ndodhet përgjatë bregut veriperëndimor të kontinentit Antarktik: që atje ajsbergu mund të shkojë në oqean.

Në zonën ku rrezikohet dhe shkëputja ka pasur një frakturë të qëndrueshme prej 35 vitesh, por kjo frakturë ka nisur të avancojë drejt Veriut me një ritëm prej katër kilometrash në vit.

Fraktura ka nisur të lëvizë që nga tetori  2016 e që atëherë ka vazhduar të përhapet.