Sport Një arbëresh nga Argjentina për kombëtaren, Panuçi kalon oqeanin për të

Një arbëresh nga Argjentina për kombëtaren, Panuçi kalon oqeanin për të

Tomas Guidara duket se është një opsion serioz për mbrojtjen e kombëtares sonë. Nga ajo që raportohet nga mediat argjentinase, përkatësisht “ Mundod.Lavoz”, thuhet se trajneri Panucci do të kalojë oqeanin javës që vjen për të takuar mbrojtësin e Belgranos.

Ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe tekniku italian do të mundohet ta bindë të veshë fanellën e kombëtares sonë. 22-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë. “E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur”, komentonte Panuçi përpara disa muajsh kur u pyet për argjentinasin.

Christian Panucci që do t’i tregojë projektin e tij dhe se çfarë roli do të ketë Guidara në të. Lojtari duhet t’i japë përgjigje nëse pranon të bëhet pjesë e një kombëtareje që nuk është ndër më të mirat në Europë, por ndeshet kundër “big”-ve. Një reklamim fantastik për mbrojtësin.