Kuriozitete Një betejë dramatike brenda familjes

Një betejë dramatike brenda familjes

Pamje të jashtëzakonshme janë filmuar nga përleshja mes një tigri dhe këlyshit të saj.

Beteja dramatike është fotografuar në Parkun Kombëtar Ranthambore, në Indi.

Tigri Noor (femër) dhe këlyshi i saj Sulatana (po femër) janë përleshur me njëra-tjetrën për rreth 20 sekonda, të cilat fotografi Parag Bhatt nuk mund t’i humbiste për asnjë arsye.

Ai beson se lufta ka nisur për zotërimin e territorit, ndërsa thotë se nuk do të harrojë asnjëherë atë që ka parë në këtë betejë brenda familjes.