Bota Një betejë e pazakontë: Krokodili kundër të moshuarit me tigan në dorë...

Një betejë e pazakontë: Krokodili kundër të moshuarit me tigan në dorë (VIDEO)

Një pronar i patrembur lokali ka guxuar të përballet me një krokodil të madh, duke pasur si armë vetëm një tigan.

Në video shihet se si australiani i moshuar Kai Hansen godet me tigan në kokë krokodilin e gjatë 2,5 metra.

Pas dy goditjesh, krokodili zmbrapset dhe kthehet në ujë.

Australiani, që është pronari i një lokali ikonik Goat Island të Sidneit tha se kafshës i duhej një ‘mësim i mirë’, pasi po shqetësonte turistët me sjelljen e tij agresive.

Ai zbriti në lumë për t’u siguruar që shtegu të ishte i sigurt për vizitorët, duke u armatosur me një tenxhere me fund të rëndë.

Kjo nuk është përplasja e parë që Hansen ka pasur me një krokodil.

Në vitin 2018 qeni i tij përfundoi në gojën e një krokodili përbindësh tre metrash në lumin Adelaide.

Pavarësisht rreziqeve të vazhdueshme që vijnë nga kafshët, Hansen tha se nuk ka frikë.