Bota Një car ka lindur

Një car ka lindur

Ndërsa bota shënjon njëqindvjetorin e Revolucionit të Tetorit, Rusia është edhe njëherë nën sundimin e carit

The Economist

Shtatëmbëdhjetë vjet pasi Vladimir Putini u bë për herë të parë president, kontrolli i tij mbi Rusinë është më i fortë se kurrë. Perëndimi, i cili ende e sheh Rusinë në termat post-sovjetike, ndonjëherë e rendit atë si lideri më i fuqishëm i vendit qysh prej Stalinit. Rusët gjithnjë e më shumë po e hedhin vështrimin drejt një periudhe më të hershme të historisë. Si liberalët reformatorë ashtu edhe konservatorët tradicionalë në Moskë flasin rreth z. Putin si cari i shekullit 21.

Z.Putin e ka fituar atë titull duke e nxjerrë vendin jashtë asaj çka shumë rusë e shohin si kaosi i viteve ‘90 dhe e ka bërë sërish të llogaritshëm në botë. E megjithatë, ndërsa njëqindvjetori i Revolucionit të Tetorit po afrohet, ka dalë në sipërfaqe mendimi i parehatshëm se z. Putin shfaq gjithashtu dobësitë e një cari.

Megjithëse z. Putin merakoset rreth revolucioneve “me ngjyrë” që kanë kaluar përmes ish-Bashkimit Sovjetik, kërcënimi më i madh nuk është ngritja e masës, aq më pak një ringjallje bolshevike. Është se, qysh prej pranverës së 2018–ës, z. Putin nis atë që kushtetueshmërisht quhet i fundmit vit i mandatit të tij gjashtëvjeçar në detyrë. Pas zgjedhjeve që me siguri ai do i fitojë, do të nisin menjëherë spekulimet se ç’do të vijë më pas. Do të rritet gjithashtu frika se –siç ka ndodhur me sundues të tjerë rusë –Cari Vladimir do të lërë turbullira dhe përmbysje në zgjimin e tij.

Sundim i patundur

Z.Putin zor se është i vetmi autokrat në botë. Sundimi autoritar i personalizuar është përhapur nëpër botë në 15 vitet e fundit – shpesh, siç edhe me z. Putin, ndërtuar mbi një bazë të brishtë të demokracisë së manipuluar se “fituesi i merr të gjitha”. Është një qortim për triumfalizmin liberal që pasoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Liderë si Rexhep Taip Erdogan i Turqisë, i ndjeri Hugo Çaves i Venezuelës e madje edhe Narendra Modi, kryeministri indian, janë sjellë si të ishin duke shijuar një autoritet special të rrjedhur direkt nga vullneti popullor.

Në Kinë, Xi Jinping këtë javë formalizoi komandën e tij absolute të Partisë Komuniste. Marka e z. Putin mbi autoritarizmin ka ndriçuar shtegun. Evokon historinë perandorake të Rusisë, duke ofruar një tablo të gjallë se si pushteti funksionon dhe sesi mund të shkojë keq.

Si një car, z. Putin vë poshtë një piramidë patronazhi. Qysh se bëri lëvizjen kundër oligarkëve më 2001-shin, duke marrë kontroll së pari, në media dhe më pas në gjigantët e naftës dhe të gazit, i gjithë aksesi drejt pushtetit dhe parave ka qenë përmes tij. Këto kohë aristokratët i shërbejnë kënaqësisë së tij, ashtu si të tjerët nën ta u shërbejnë kënaqësisë së tyre dhe kështu me radhë deri në hallkat më të ulëta. Ai e mbështjell pushtetin me procedurë ligjore, por të gjithë e dinë se prokurorët dhe gjykatat i përgjigjen atij. Ai gëzon një miratim të përllogaritur me mbi 80 % pjesërisht për shkak se i ka bindur rusët se: “Nëse nuk ka Putin, nuk ka Rusi”.

Si një car, ai gjithashtu është përballur me pyetjen që ka torturuar sunduesit e Rusisë qysh prej Pjetrit të Madh – dhe që përballi rreptë Aleksandrin III dhe Nikolasin II në hovin drejt revolucionit. A duhet Rusia të modernizohet duke ndjekur shtegun Perëndimor drejt të drejtave civile dhe qeverisë përfaqësuese apo duhet të përpiqet të kyçet në stabilitet duke u mbajtur fort kundër tyre?

Përgjigja e z. Putin ka qenë t’ua besojnë ekonominë teknokratëve me mendime liberale dhe politikën ish-oficerëve të KGB-së. Pashmangshëm, politika ka sunduar ekonominë dhe Rusia po paguan çmimin. Sidoqoftë e administruar mirë gjatë sanksioneve dhe zhvlerësimit të rublës, ekonomia ende varet fort në burimet natyrore. Mund të menaxhojnë rritjen vjetore të GDP-së me vetëm afro 2 %, shumë larg prej periudhës 2000-2008, që arriti një rritje vetëm prej naftës me 5-10%. Në periudhë afatgjatë, do të shtrëngojë ambiciet e Rusisë.

Dhe si një car, z. Putin ka mbështetur pushtetin e tij përmes shtypjes dhe konflikteve ushtarake. Në shtëpi, në emër të stabilitetit, traditës dhe besimit ortodoks, ai ka shuar opozitën politike dhe liberalët socialë, përfshirë edhe feministët, OJQ-të dhe gay-t. Jashtë vendit, aneksimi i Krimesë dhe fushatat në Siri dhe Ukrainë janë lëmuar për lajmet e mbrëmjes nga media e kapur dhe triumfaliste. Megjithëse e justifikuar, zemërata e Perëndimit ndaj veprimeve të tij iu theksoi rusëve se si z. Putin po siguronte sërish forcën vendit të tyre pas poshtërimeve në vitet ’90.

Ç’kuptim ka për botën ky car post-modern? Një leksion flet rreth kërcënimit rus. Qysh prej ndërhyrjes në Ukrainë, Perëndimi është shqetësuar rreth revanshizmit rus diku gjetkë, sidomos në shtetet Baltikë. Por z. Putin nuk mund të përballojë një numër të madh rastësish pa humbur gjithaq legjitimitetin, siç i ndodhi Nikolasit II në luftën ruso-japoneze të viteve 1904-1905 dhe në Luftën e Parë Botërore. Për shkak se cari i ditëve të sotme e njeh historinë, ka gjasa që të jetë oportunist jashtë vendit, duke qëndruar në hije në vend që të rrezikojë një konfrontim të njëmendtë. Situata në shtëpi është e ndryshme. Në kohën e tij në pushtet z. Putin ka treguar pak oreks për shtypje të egër. Por rekordi i Rusisë ndaj vuajtjeve të tmerrshme sugjeron se, ndërsa ngurrimi minon legjitimitetin e sunduesit, shtypja e masës mund ta forcojë atë, të paktën për një kohë. Populli rus ende ka diçka për t’u frikësuar.

Bijtë e Nënës Rusi

Leksioni tjetër ka të bëjë me vijimësinë. Revolucioni i Tetorit është thjesht i fundmi rast ekstrem i pushtetit që kalon nga një sundues në një tjetër përmes kohësh trazirash. Z. Putin nuk mundet të rregullojë vijimësinë duke përdorur linjën e gjakut apo aparatin e Partisë Komuniste. Ndoshta do të caktojë një pasues. Por do ketë nevojë për dikë mjaftueshëm të dobët për ta kontrolluar dhe mjaftueshëm të fortë për të nxjerrë jashtë loje rivalët – një kombinim i pagjasë. Ndoshta do përpiqet të kapet pas pushtetit siç Deng Xiaoping bëri pas skene si kreu i Shoqatës së Urave të Kinës dhe z. Xi mund të synojë hapur, duke shmangur dukshëm emërimin e një pasuesi pas kongresit të partisë së kësaj jave. E Megjithatë, edhe nëse z. Putin të bëhet eminenca gri e Federatës Ruse të Xhudos, vetëm sa do të vonojë momentin fatal. Pa mekanizmin e demokracisë së vërtetë për të legjitimuar një pasardhës, sunduesi i ardhshëm ka gjasa të ngrihet nga një betejë pushteti që mund të nisë të përçajë Rusinë. Në një shtet me armë bërthamore, kjo është alarmante.

Sa më i fortë që z. Putin është sot, aq më të vështirë do ta ketë të menaxhojë pasuesin e tij. Ndërsa bota përpiqet të jetojë me këtë paradoks, duhet të kujtojë që asgjë nuk është e shkruar në gur. Një shekull më parë Revolucioni Bolshevik u pa si një vërtetim i determinizmit të Marksit. Ngjarjet dëshmuan se asgjë nuk është e sigurt dhe se historia ka ironinë e saj tragjike.