Extra Një darkë me Rita Orën apo Dua Lipën? Ja si përgjigjet Lorik...

Një darkë me Rita Orën apo Dua Lipën? Ja si përgjigjet Lorik Cana

Kapiteni legjendar Lorik Cana është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shpesh herë janë pikante.

I ftuar në emisionin “Sevenbizz” në Kosovë, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, veç të tjerave është ngacmuar duke u pyetur se ke do të zgjidhte për një darkë mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Cana është treguar i kujdesshëm duke dhënë një përgjigje diplomatike.

“Do jap një përgjigje prej politikani. Do ftoja në tryezë Bebe Rexhën, Dua Lipën, Rita Orën, të gjitha artistet e famshme shqiptare. Do ishim ulur bashkë”, u shpreh Loriku.