Extra Një dasmë si ajo e Elseid Hysajt, mbrojtësi i jep fund beqarisë...

Një dasmë si ajo e Elseid Hysajt, mbrojtësi i jep fund beqarisë në kalanë e Rozafës

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i dha fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës.

Në një ceremoni madhështore në kalanë e Rozafës në Shkodër, ai celebroi dashurinë me miss-in Fiorenza Lekstakaj.

Kanë qenë rreth 500 të ftuar, mes tyre personazhe VIP, por edhe lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare si Armando Sadiku, Bekim Balaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Andi Lila etj.

Në disa foto të publikuar nga këta të fundit, duket se atmosfera në dasmën e çiftit Hysaj ka qenë shumë e bukur dhe elektrizuese, ku nuk kanë munguar edhe motivet popullore shqiptare.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lekstakaj janë prindër edhe të një djali të vogël.