Extra Një Davos i ri në Greqi, drejt përfundimit projekti i manjatit rus

Një Davos i ri në Greqi, drejt përfundimit projekti i manjatit rus

Manjati rus Dmitry Rybolovlev, ka marrë përsipër transformimin e ishullit Skorpios, pranë Lefkada në Detin Jon. Plani që do ta shndërrojë ishullin në një kompleks turistik super luksoz ka hyrë në fazën finale.

Ambiciet e manjatit rus për ishullin në pronësi të dikurshme nga familja Onassis, megjithatë, shkojnë shumë më larg se kaq, shkruan Ekathimerini.

Përveç infrastrukturës turistike të akomodimit luksoz dhe objekteve sportive që po planifikohen, Rybolovlev aspiron të zhvillojë ambiente të standardeve si Davos, që do t’i japë ishullit mundësinë të presë evente të mbyllura të nivelit të lartë.

Kostoja e qëndrimit në Skorpios pas rinovimit do të arrijë deri në 1 milion euro në javë.