Aktualitet “Një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira”

“Një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira”

Mjeshtri i madh Bujar Qamili këndoi për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës për të thyer pak mërzinë e këtyre ditëve të vështira për qytetarët e Shkodrës.

Ndonëse në ballkonet e shtëpive të tyre, Shkodranët duartrokitën pafund duke prishur heshtjen e thellë të këtyre ditëve.

Një situatë e tillë është aspak e zakontë për mjeshtrin e madh, po ai është optimist se gjithçka do t’i rikthehet shumë shpejt normalitetit.

“Kam dhënë shumë koncerte dhe recitale, por ky i sotmi do të mbetet në historinë time dhe do ta kem kujtim gjithë jetën. Është hera e parë që këndoj në një shesh të tillë, por me një spektator të shkëlqyer”, u shpreh këngëtari i njohur.