Kryesore Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh në takim ministrat

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh në takim ministrat

Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Rama ka nisur një analizë për punën e Qeverisë.

Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Rama kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.