Ekonomi Një DJ i muzikës elektronike në krye të “Goldman Sachs”! Kush është...

Një DJ i muzikës elektronike në krye të “Goldman Sachs”! Kush është drejtori i ri ekzekutiv

Shpërndaje

Goldman Sachs ka emëruar zyrtarisht David Solomon si drejtorin ekzekutiv duke nisur në këtë mënyrë një epokë të re në bankën e fuqishme të Wall Street.

“David Solomon është personi i duhur i cili ka dëshmuar dhe zhvilluar ide biznesi dhe i ka vënë klientët në qendër të strategjisë së tij”, tha Blankfein në deklaratën e tij.

David u bë pjesë e Goldman në vitin 1999 pasi udhëhoqi bankat investuese në “Bear Stearns”.

Por eksperienca e tij me njësitë investuese nuk përfundon këtu, pasi në vitin 2006 ai u zgjodh për të udhëhequr Bankat e Investimeve për një dekadë.

Por Solomon punon dhe si Dj elektronik part time në klubet e Nju Jorkut dhe Majemit dhe ai njihet në skenë si Dj D-Sol. Solomon pritet të fillojë detyrën e tij në tetor të vitit 2019.