Extra Një fotografi e rrallë e mbretëreshës Geraldinë në Amerikë

Një fotografi e rrallë e mbretëreshës Geraldinë në Amerikë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Opera News” ka botuar, me 12 janar 1959, në faqen n°4, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë në Amerikë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë vizitoi Amerikën për herë të parë në dhjetor si e ftuara e Marianne Ostier, e cila ka realizuar tre kurora për të. Znj. Ostier e nderoi atë me një darkë në Sherry’s duke i paraprirë kështu shfaqjes “Les Contes d’Hoffmann – Përrallat e Hoffmann-it”.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania