Politika “Një gjë nuk e pranoj dot”, Rama u përgjigjet kritikëve

“Një gjë nuk e pranoj dot”, Rama u përgjigjet kritikëve

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë sot një përgjigje atyre që e kritikojnë për vëmendje zero ndaj fshatrave.

Me një video në Facebook, kreu i qeverisë thotë se i “mirëkupton ankesat”, por thekson se nuk e pranon dot faktin se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin. JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET MË SHUMË AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore”, shkruan kryeministri.