Sport Një gjerman do të vërë drejtësi në sfidën Shqipëri-Turqi

Një gjerman do të vërë drejtësi në sfidën Shqipëri-Turqi

Shqipëria do të startojë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020 ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Ndërkohë sot UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Shkodrës dhe bëhet fjalë për një 4-she gjyqtarësh nga Gjermania.

Kështu kryesor do të jetë Tobias Steiler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt.