Aktualitet “Një histori hakmarrjeje dhe varfërie”, dëshmia e rrallë e trafikantëve shqiptarë të...

“Një histori hakmarrjeje dhe varfërie”, dëshmia e rrallë e trafikantëve shqiptarë të drogës

“Konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë, dhe jo më kot, pasi mafia shqiptare bashkon të gjitha llojet e veprimtarive të paligjshme, duke filluar nga trafikimi i armëve, drogave dhe madje edhe njerëzve.” Gazetari spanjoll, David Beriain i ka kushtuar mafies shqiptare një dokumentar tronditës që dëshmon si rrallëherë si prodhohet dhe transponohet droga shqiptare drejt Italisë. Cilët fshihen prapa maskave të kriminelëve, cila është historia e tyre dhe përse kanë vendosur të zgjedhin botën e krimit.

Mbrëmjen e së mërkurës, programi “Clandestino” i gazetarit të njohur investigativ zbuloi për mbarë detaje të panjohura për mafien shqiptare. Ai tregon se droga që pjesa më e madhe e drogës së prodhohet në Shqipëri bie në duart e organizatave italiane. I ndodhur mes bandave shqiptare, Beriain dëshmon sesi është të jetosh në një pjesë të botës ku hakmarrja është rendi i ditës. “Shqipëria, mafia dhe hakmarrja” është emri i dossierit që ka dalë tashmë online në Spanjë. Beriain e nis dokumentarin duke filmuar një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria dhe dorëzohet një pasdite në një plazhet e Salentos në Itali.

Sipas dokumentarit, kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në botë, për shkak të faktorëve social që e “ushqejnë”. I intervistuar nga gazetari, një i arratisur nga burgu, thotë se “i kërcënuar me vdekje bën atë që di të bëjë më mirë: të vrasë”.

Duke dhënë detaje mbi prapaskenat e filmimeve të bujshme, reporteri madrilen tregon se duke hetuar për mafien shqiptare, i është dashur të bëjë disa nga intervistat më të komplikuara të karrierës së tij. “Një nga kriminelët më tha se duhet të falënderonim udhërrëfyesin e besuar që na kishte çuar atje, sepse po të ishte për atë, do të na vriste të gjithëve”, tregon ai. Në këtë pjesë të dokumentarit ai bën fjalë konkretisht për një vrasës me pagesë, i cili prej 30 vjetësh dhe viktimë e gjakmarrjes, fshihej lart në një shtëpi të braktisur në mal.

Gazetari nuk thotë emra vendesh, por nga pamjet e malësive që ai ka xhiruar, ka shumë gjasa që në këtë rast të bëhet fjalë për malësinë e Dukagjinit. Personi i fshehur në mal i përsërit disa herë se gjakmarrja dhe mbijetesa e ka detyruar të mbajë tashmë mbi shpatulla serinë e pafund të vrasjeve që ai ka kryer me pagesë.

Ai rrëfen se për mafien shqiptare, gabimet janë të patolerueshme. “Siç tregojnë edhe vetë anëtarët e kësaj organizate kriminele, etja e tyre për hakmarrje është e pashtershme dhe tentakulat e tyre po përhapen në të gjithë botën”, thotë David Beriain. Sipas tij, mafia shqiptare është më së shumti një organizatë hermetike e formuar nga klane familjare të sunduara nga një kod nderi dhe hakmarrja.

Pasi filmon shkarkimin e kilogramëve të kokainës që vijnë nga Shqipëria për të kaluar në duart e mafias italiane, Beriain shoqërohet nga mafiozë lokalë në një shtëpi, ku ata i shpjegojnë se si funksionin “biznesi”. I intriguar nga gjithçka që pa, por edhe nga ato që i tregojnë shqiptarët, gazetari vendos të eksplorojë rrënjët e shoqërisë shqiptare në përpjekje për të kuptuar se si shqiptarët bënë emër në kriminalitetin botëror.

Ai ka shoqëruar anëtarë të këtyre grupeve mafioze në jetën e tyre të përditshme, duke takuar ata që merren me fabrikimin e bombave artizanale dhe duke mbajtur një identitet klandestini. Në dokumentar, gazetari sjell edhe intervistën me një prodhues artizanal bombash. Diku në fshatrat përreth Shkodrës, bomba-prodhuesi i demonstron fare thjeshtë se si ai e nxjerr bukën e gojës.

I ndodhur në fshatrat e thella të Veriut të Shqipërisë, atu ku politika shkel vetën në kohë fushate, gazetari spanjoll njihet nga afër edhe me Kanuni, duke u munduar të hyjë thellë në mentalitetin e shqiptarëve që vazhdojnë të hakmerren për vrasjen e një të afërmi duke vrarë të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit. Ky kod hakmarrjeje – sipas tij – ka çuar në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në rritjen e kriminalitetin, por edhe në fuqizimin e mafias shqiptare.

Më tej, gazetari spanjoll, përshkruan mbjelljen e hashashit në Veri të vendit. Gjatë një interviste me njërin nga kultivuesit lart në mal, ky i fundit (i maskuar dhe me kallash në dorë), i pohon se ai dhe familja e tij nuk do të heqin dorë kurrë nga kultivimi i drogës. I intervistuari në mes të plantacionit të hashashit, i rrëfen se aty përreth ka edhe gjashtë fusha të tjera të mbjella me kanabis në atë zonë.

“Nuk mund ta lë këtë punë. Kam mbi 10000 mijë bimë.” I pyetur nga gazetari sa para fiton me 10 mijë bimët që ka mbjellë, ai përgjigjet se: “Rreth pesë, ose gjashtë milionë euro. Varet nga tregu. Por nuk është se këto para janë vetëm për mua, pasi shkojnë dorë më dorë. Do të fitojë skafisti, do të fitojë ai që bën shpërndarjen”.

Duke rrotulluar një gjethe kanabis në dorë, mesoburri tregon se hashashi mbillet dhe kultivohet nga një grup njerëzish. “Jemi 25-30 familje”, thotë ai.

Më pas gazetari shoqërohet nga banda në magazinën ku thahet dhe paketohet hashashi dhe jo vetëm. Atje katër djem i tregojnë se si paketojnë nën vakum hashashin e korrur lart në malësi. Ata i thonë se për momentin në atë magazinë, dispononin drogë me një vlerë prej 1,5 milionë eurosh, e cila në Itali mbërrinte me një çmim trefish më të lartë.

“Nuk mund ta lë këtë punë. Kam mbi 10000 mijë bimë.” I pyetur nga gazetari sa para fiton me 10 mijë bimët që ka mbjellë, ai përgjigjet se: “Rreth pesë, ose gjashtë milionë euro. Varet nga tregu. Por nuk është se këto para janë vetëm për mua, pasi shkojnë dorë më dorë. Do të fitojë skafisti, do të fitojë ai që bën shpërndarjen”.

Duke rrotulluar një gjethe kanabis në dorë, mesoburri tregon se hashashi mbillet dhe kultivohet nga një grup njerëzish. “Jemi 25-30 familje”, thotë ai.

Më pas gazetari shoqërohet nga banda në magazinën ku thahet dhe paketohet hashashi dhe jo vetëm. Atje katër djem i tregojnë se si paketojnë nën vakum hashashin e korrur lart në malësi. Ata i thonë se për momentin në atë magazinë, dispononin drogë me një vlerë prej 1,5 milionë eurosh, e cila në Itali mbërrinte me një çmim trefish më të lartë.

Një nga personazhet kryesore të dokumentarit është edhe një italian, me emrin Simone nga Napoli, i cili shërben si urë lidhëse dhe person i besuar që e çon gazetarin në të gjitha fijet e rrjetit të drogës. Simone i flet italisht, por kur bie telefoni, ai u përgjigjet “kolegëve” me një shqipe të saktë. Napolitani i tregon në fakt që në krye të dokumentarit se ai ka vite që punon për mafian shqiptare, duke i shpjeguar se sa të vështirë e ka pasur që të fitojë besimin e shqiptarëve.

“Kjo është kokainë 100% e pastër”, thotë Simone, duke hapur paketimin për t’ia treguar gazetarit. I pyetur nga vjen kjo kokainë, ai tregon se origjina e saj është Kolumbia, por se për të ardhur në Shqipëri i duhet të kalojë më parë nga Roterdami, Bullgaria, Rumania, Turqia. Gazetari i pyet përse rruga e ndjekur për transportin e kokainës kalon vetëm nga Lindja.

“Sepse këto vende janë më të korruptuara”, tregon ai. “Këtu policia korruptohet nga uria. Këtu kemi kokainë, por nuk kemi bukë. Këtu një polic fiton 300 euro në muaj, por po t’i japësh 3 mijë euro për një ditë, i ke dhënë pagën e një viti”.

I pyetur sa do të fitojë me kokainën që ka mbi tavolinë, ai rrëfen se nëse shkon gjithçka mirë do të fitojë 30.000 për kilogram. Gazetari thekson se nga Shqipëria kalon 2500 kilogram heroinë në vit dhe përpara se ta nisin drogën për në Itali,bandat shqiptare sigurohen për cilësinë e saj.

Përpara se t’i ndjekë deri në bregdet, ku droga do të niset drejt Italisë, gazetari spanjoll interviston edhe një grua, Denisën, e cila i rrëfen edhe për varfërinë e komunizmit, si një arsye që hodhi shqiptarët në rrugën e krimit.

“Kemi jetuar në fukallarëk që prej komunizmit. Prindërit tanë punonin gjithë ditën dhe natën, nuk kishin të drejtë të vinin në shpi, edhe nëse i sëmurej ndonjë nga fëmijët. Punonim shtatë ditë të javës dhe merrnin 100 gram bukë racion. Gjithçka ishte me racion. Mbanim derra. Por i kemi mbajturnën tokë në një dhomë, sepse vinte inspektori dhe t’i merrte duke thënë se nuk ishte e jotja. Asgjë nuk ishte e jotja, as jeta që ta kishte falur Zoti. Kur u hapën kufijtë në dolëm si ata qentë e zgjidhur nga zinxhirët. Unë personalisht si shumë shqiptarë ika. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë, sepse e kam bërë vetëm për të jetuar më mirë”, tregon ajo.

Ai gjithashtu në një zhvillim të dytë brenda dokumentarit, e shoqëron gazetarin spanjoll në marrjen në dorëzim të një sasie heroinë që vinte nga Kosova.

Në fund, Simone i flet edhe për mënyrën mafioze se si shqiptarët e rrjetit të hashashit dhe drogave të rënda pajisen me pasaporta evropiane. “Ne i vjedhim dikujt identitetin, përshembull, në Itali. Atë pasaportë, që kushton deri në 5000 euro, ia japim atyre që iu duhet, njerëzve tanë”, i thotë Simone gazetarit spanjoll. Dhe si për t’ia vërtetuar lehtësinë me të cilën rrjeti siguron identitete të vërteta në pasaporta të vërteta, Simone i bën një “dhuratë” gazetarit. Pasi i thotë ta presë pak minuta, napolitani kthehet me një pasaportë “Republic of Albania”. Pasaporta tërësisht origjinale mban emrin Emanuel Leka, por foton e gazetarit Beriain.

Pasi muzgu ka rënë dhe duket se gazetarin spanjoll nuk ka se ç’ta habisë më në “vendin e shqipeve”, sëbashku me napolitanin Simone, ai shkon përsëri në plazh. Bregut i afrohet skafi. Disa djem ngarkojnë brenda 1 minute hashashin e paketuar për bukuri. Më pas, ngarkesa e radhës humb në errësirën pis të detit, përsëri drejt brigjeve të Italisë.