Kryesore Një humbje jete dhe 357 raste të reja me COVID-19

Një humbje jete dhe 357 raste të reja me COVID-19

Një person ka humbur jetën dhe janë shënuar 357 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 6,438 pacientë aktivë në të gjithë vendin ndërsa në spital po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë marrë dy dozat e para, të paktën 6 muaj më parë.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.