Aktualitet Një i plagosur me armë në Shkodër, autori e ndoqi dhe e...

Një i plagosur me armë në Shkodër, autori e ndoqi dhe e qëlloi tek ura e Bunës

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në afërsi të urës së Bunës në Shkodër.

I plagosuri i identifikuar si Gëzim Biçi është ndjekur nga autori për disa metra, ku dhe ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur 40-vjeçarin në zonën e shpatullës.

Sipas burimeve, autori e ka ndjekur për disa metra të plagosurit, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tij ka qenë për ta vrarë, por nuk ka mundur duke e lënë të plagosur në pjesën e shpatullës.

Ai është marrë me barelë nga mjekët dhe është dërguar në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit të plagosjes.