Shëndet Një ilaç i zakonshëm dhe i lirë ul rrezikun e vdekjes nga...

Një ilaç i zakonshëm dhe i lirë ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Një studim i Fakultetit të Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka dalë në përfundimin se një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine jo vetëm ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital.

Studimi i publikuar në revistën “Anesthesia & Analgesia” thotë se optimizmi duhet të jetë i moderuar gjithsesi për një ilaç të lirë dhe që mund të gjendet kudo.

“Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow.

Sipas kërkuesve shkencorë amerikanë, aspirina e ul me 44% rrezikun e vdekjes së pacientit që është i lidhur me një respirator.