Politika “Një këshillë për timonierin”/ Patozi: Qeveria jote po e pret koronavirusin me...

“Një këshillë për timonierin”/ Patozi: Qeveria jote po e pret koronavirusin me buqeta me lule

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi reagoi për debatin e hapur për koronavirusin. Në një postim në “Facebook”, Patozi këshilloi kryeministrin Edi Rama që të flasë edhe fjalë të mira për opozitën, që në këtë rast po mban qëndrimin e duhur.

“Një këshillë për “timonierin”… Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qeverisë, bëje tamam punën, kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri. Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm. Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë.”

Me ironi, Patozi shtoi se qeveria po e pret me buqeta me lule koronavirusin në pikat kufitare. Sipas tij, në Shqipëri po debatohet më shumë se në çdo vend tjetër, edhe pse nuk ka të prekur nga virusi.

“Dhe mbi të gjitha shumë larg atyre të nahisë tënde, që thonë se virusi nuk guxon të na afrohet nga masat e forta, që ka marrë qeveria jote, e as atyre të tjerëve, që kanë dalë ta presin me nderime dhe me buqeta me lule në të gjitha pikat kufitare, por ai nuk po ua dëgjon lutjet. Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar.”