Kuriozitete Një lajm i keq për botën/ Shuhet femra e fundit e rinocerontëve...

Një lajm i keq për botën/ Shuhet femra e fundit e rinocerontëve të Malajzisë

Një lajm i keq për Malajzinë dhe për botën shkencore erdhi nga ishullin e Borneos. Iman, një rinoceront i Sumatrës, femër, ngordhi në moshën 25-vjeçare pas një tumori që e lëndonte prej kohësh. Iman kishte rëndësi të veçantë.

Ajo ishte femra e fundit e species së saj, çka do të thotë që me të zhduket specia e këtyre rinocerontëve që prej miliona vitesh popullonin Azinë, dhe në shekullin e fundit ishin kufizuar në zona të skajshme të Malajzisë dhe Indonezisë.

Iman e sëmurë. Me të zhduken rinocerontët në Malajzi.

Kafshët janë gjuajtur në shekullin e kaluar sepse fildishi i tyre ka qenë gjithmonë i çmuar në tregun i zi për arsye fetare por edhe të mjekësisë popullore, ndër kohë që një shkak madhor ka qenë reduktimi i pyjeve të virgjëra që përbëjnë habitatin natyror të këtyre rinocerontëve.

Tashmë të zhdukur në Malajzi, përtej disa ekzemplarëve që ende jetojnë në disa kopshte zoologjike, vetëm disa dhjetëra kafshë të tilla mbijetojnë në Indonezi.