Extra Një lajm i mirë për femrat: Tradhtia e meshkujve është e shkruar...

Një lajm i mirë për femrat: Tradhtia e meshkujve është e shkruar në fytyrë

Nëse shqetësoheni se partneri është duke ju tradhëtuar, shihini me vëmendje në fytyrë.

Sipas studimit të universitetit të Australisë Perëndimore, meshkujt tradhtarë dallohen në fytyrë, kurse femrat nuk japin sinjale pabesie.

Studimi u bazua në 751 meshkuj dhe gra, që iu treguan foto fytyrash burrash dhe grave për të zbuluar se cilët tradhtonin.

Meshkujt me tipare mashkullore janë më të predispozuar të ndjekin marrëdhënie seksuale pa lidhje emocionale dhe kanë disa partnerë, sipas studimit.

E ndërsa studime të tjera kanë dalë në rezultatin se meshkujt e pashëm tradhtojnë më shumë, ky studim nuk del në këtë rezultat.

Feminiliteti në fytyrën e femrave nuk tregon tradhëtinë.