Extra Një leksion nga Dani Alvesh: Si të mposhtësh botën, kur ajo të...

Një leksion nga Dani Alvesh: Si të mposhtësh botën, kur ajo të hedh m**!

Është filozofia e jetës. Ndonjëherë gjithçka shkon mirë, herë të tjera jo. Një mendim që herët a vonë e kanë të gjithë, ndërsa në botën e futbollit sapo e ka shprehur publikisht një filozof i veçantë. Për ta bërë sa më të qartë për të gjithë mendon Dani Alvesh, një njeri që për karrierën nuk ka asnjë arsye pse të ankohet. E ka vitrinën të mbushur me trofe dhe ka luajtur me skuadrat më të mira në Europë. Braziliani është personi më pak i përshtatshëm për të folur për probleme. Por duke qenë se Dani Alvesh është i veçantë, e bën me shumë dëshirë dhe në profilin e tij në Instagram i bën të gjithë të reflektojnë. Një postim mes komikes dhe reflektimit të thellë.

Mbrojtësi i PSG-së, me pushime pas ndërprerjes së kampionatit në Francë, u shpjegon ndjekësve të tij të shumtë se nuk ka rëndësi sa e vështirë mund të jetë një situatë, ku ata mund të ndodhen. Sipas tij, edhe atëherë kur mendon se nuk ka zgjidhje, ka gjithmonë një mënyrë për t’i kapërcyer problemet. Për ilustrimin e rastit në fjalë, Alvesh mban në dorë një bajgë lope. “Le të reflektojmë pak… Unë po vrapoj këtu, në mes të natyrës. E dini çfarë është kjo? Ua them unë, është bajgë lope”, – thotë braziliani. Deri këtu, leksioni i biologjisë nga doktor Dani Alvesh po shkon mirë. Po pse ai ua tregon të gjithëve?

Një leksion jete. “Kujtimi” i lënë nga lopa është në formë të ngurtë, si një shkëmb. Dhe ky është saktësisht sensi që kërkon t’i japë postimit të tij futbollisti. “Duhet të mbijetosh, të kalosh çdo vështirësi. Nëse jeta ju hedh m, ju shikoni përpara, sepse edhe mu** ka një mënyrë për t’u bërë shkëmb”. Një mënyrë e çuditshme e brazilianit për t’u dhënë kurajë atyre që nuk po kalojnë një moment të mirë. Por arsyetimi i tij godet fuqishëm. Alvesh e di shumë mirë sa e vështirë është të përballosh momente të caktuara. Dëmtimi e la jashtë Botërorit të Rusisë dhe ai rrezikoi të kalonte në depresion. Por, si objekti që ai mori si shembull, ai moment e ka bërë edhe më të fortë.