Kuriozitete “Një letër për të ardhmen” në akullnajën e parë të humbur nga...

“Një letër për të ardhmen” në akullnajën e parë të humbur nga ndryshimet klimatike

Në një veprim simbolik për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike, Islanda do të zbulojë këtë të dielë një pllakë në kujtim të Okjokull, akullnajës së parë të ishullit, e cila ka humbur statusin e akullnajave si pasojë e shkrirjes  nga rritja e temperaturave.

Pllaka përkujtimore do të zbulohet në vendin ku ishte Okjokull, në pjesën perëndimore të ishullit.

Kryeministri i Islandës. Catherine Jacobsdottir dhe ish-komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Mary Robinson, do të marrin pjesë në ceremoni.

Me këtë pllakë, e cila mban mbishkrimin “Një letër për të ardhmen”, studiuesit shpresojnë të ngrenë vetëdijen e popullatës për zhdukjen e akullnajave dhe pasojat e ndryshimit të klimës.

Pllaka mban gjithashtu mbishkrimin ‘415 ppm CO2’, një referencë për nivelin rekord të dioksidit të karbonit të regjistruar majin e kaluar në atmosferë.

Sipas studiuesit dhe kolegut Dominique Bouillet, Islanda humbet rreth njëmbëdhjetë miliardë ton akull çdo vit. Shkencëtarët kanë frikë se në rreth 200 vjet, rreth 400 akullnajat në ishull do të jenë zhdukur.

Akullnaja Okjokull, e cila ende mbulonte një sipërfaqe prej 16 kilometrash katrorë në vitin 1890, në vitin 2012  kishte një sipërfaqe prej vetëm 700 metrash katrorë, sipas një raporti të Universitetit të Islandës i botuar në 2017.

“Në vitin 2014 ne morëm vendimin se nuk ishte më akullnajë, ishte thjesht akull  që nuk lëvizte më”, thotë gjeologu Ondur Sigurdson, i cili studionte Okjokull-in. Nga ai moment Okjokull  nuk u konsiderua më një akullnajë.

Për të pasur statusin e akullnajës, masa e akullit dhe dëborës duhet të jetë mjaft e dendur për të qenë në gjendje të lëvizë për shkak të peshës së vet, domethënë 40 deri 50 metra e trashë sa të prodhojë presion të mjaftueshëm.