Kuriozitete Një mijë vetë jetojnë në dy fusha futbolli, ishulli ku nuk ka...

Një mijë vetë jetojnë në dy fusha futbolli, ishulli ku nuk ka kriminalitet dhe as polici (FOTO)

Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh që Santa Cruz del Isolte është në të vërtetë një ishull. Duket më tepër si një strukturë lundruese.

Si një ndër 10 ishujt e arqipelagut San Bernardo në Kolumbi, Santa Cruz është më i vogli dhe më i populluari.

Sipas mediave vendase aty banojnë 1200 vetë, të tjerë thonë që janë vetëm 900.

Sidoqoftë, për një hapësirë të madhe sa dy fusha futbolli, edhe 900 janë shumë. Të ndarë në rreth 115 banesa, banorët thonë se të paktën, edhe pse ngushtë, në ishull nuk ka kriminalitet, dhe as polici.