Sport Një ndeshje futbolli, fut në luftë Shqipërinë me ISIS, mediat në Angli...

Një ndeshje futbolli, fut në luftë Shqipërinë me ISIS, mediat në Angli zbulojnë fakte të reja

Shqipëria do të dërgojë trupa ushtarake për të luftuar kundër Shtetit Islamik, pasi ISIS kishte në shënjestër Kombëtaren kuqezi gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës në sfidën kundër Izraelit në “Elbasan Arena”.

Një fakt të tillë e zbulon prestigjiozja angleze “Daily Star”.

Shqipëria do të vendosë ushtarë në Irak, pasi u zbulua se luftëtarët e ISIS po planifikonin të sulmonin një ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Forcat e Armatosura Shqiptare do të luftojnë në anën e koalicionit global kundër ISIS, pas komplotit që kjo organizatë terroriste kishte planifikuar në nëntor të 2016-ës.

Organizata terroriste kishte planifikuar tri sulme të sinkronizuara duke përfshirë edhe një goditje ndaj ekipit izraelit të futbollit,duke përdorur eksplozivë dhe armë.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha: “Ne jemi duke menduar për të sjellë në Parlament një projekt-ligj për të hapur rrugën për praninë e ushtarëve shqiptarë në koalicionin botëror kundër ISIS”.

Luftëtarët e ISIS kanë qenë më parë rekrutuar nga Shqipëria dhe mendohet se kanë qenë të përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste nga Siria.

Trupat shqiptare do të dërgohen në Irak në përgjigje të një kërkese të qeverisë amerikane, edhe pse ky nuk është një mision i NATO-s, shkruan “Daily Star”.

Shqipëria ka qenë një mbështetës i palëkundur i politikës amerikane në Irak dhe ka luftuar më parë së bashku me ta në këtë vend.

Ministrja Kodheli tha në Komisionin Parlamentar shqiptar: “Ky nuk është një mision i NATO-s dhe ka nevojë për një ligj të veçantë.

Ne po flasim për një mision vullnetar në të cilën Shqipëria ka ndihmuar tashmë në mënyra të ndryshme, por jo me një prani ushtarake”.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë, Bosnje-Hercegovina, Mali dhe detit Egje.

Por Shqipëria është e njohur edhe si një vend ku luftëtarët e ISIS janë rekrutuar shpesh prej aty.

Artikulli i “Daily Star”

Në nëntor 2016 ra “alarmi” se ISIS ishte duke menduar për të kryer një sulm terrorist në sfidën Shqipëri-Izrael dhe ky takim u dërgua nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”.

Sulmi dështoi, pasi policia zbuluan planin dhe arrestuan në flagrancë autorët të cilëve iu gjetën bomba, eksploziv, armë dhe pajisje elektronike.

Stadiumi në Elbasan u ruajt nga më shumë se 2 mijë oficerë policie dhe Izraeli fitoi ndeshjen 3-0.

Policia arrestoi 19 persona në Kosovë më 4 nëntor, gjashtë të tjerët të ndaluar në Shqipëri dhe Maqedoni, si pjesë e masave të ashpra.

Të dyshuarit thuhet se morën urdhrat e tyre nga Lavdrim Muhaxheri, i vetëshpallur “komandant i shqiptarëve në Siri dhe Irak”.