Kryesore “Një në rrugë, një në zgjedhje”, Rama: Pas Patozit fshihet Berisha

“Një në rrugë, një në zgjedhje”, Rama: Pas Patozit fshihet Berisha

Sipas kryeministrit Edi Rama është Sali Berisha ai që ka futur Astrit Patozin në zgjedhje me partinë e re Bindja Demokratike.

Rama thotë se sipas tij Berisha një e ka për në rrugë e një për në zgjedhje, duke ju referuar kështu Bashës që po proteston me opozitën.

“Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje. Jo unë. Një për rrugë, një për zgjedhje pastaj të shohim ku të dalim. Për çfarë ta krijonim ne Bindjen Demokratike, pak kemi ata në rrugë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

“Astrit Patozi e ka bindje se nga lista e Bashës e kam hequr unë”, theksoi Rama nga foltorja.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, hodhi dyshime se krijimi i partisë së re nga Astrit Patozi mund të jetë një lojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Qesharake të duket kjo historia që nënkryetari i PD Astrit Patozi sulmon sistemin politike në këtë vend për partitokraci.

Astrit Patozi ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD për 8 vjet i ka pasur mundësi ti ndryshojë partitokracinë nëse do të kishte dashur. Ju nuk keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë?!

Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo e Astritit? Dështoi Luli ka futur Astritin. Puna juaj nuk është puna jonë“, tha Balla.