Bota Një numër rekord amerikanësh kanë votuar në zgjedhjet presidenciale

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar në zgjedhjet presidenciale

Skena po përsëritet kudo në SHBA. Radhë të gjata zgjedhësish që presin para qendrave të votimit të votuar paraprakisht për zgjedhjet presidenciale, duke iu përgjigjur thirrjeve për mobilizimin e demokratëve dhe duke reaguar nga frika e pandemisë së koronavirusit, tre javë nga zgjedhjet.

Mbi 17,8 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, me postë ose personalisht, sipas një llogaritjeje të “Projet Election” të Universitit të Floridas.

Ky është një rekord për këto zgjedhje shumë të polarizuara mes miliarderit republikan, Donald Trump, i cili pretendon për një mandat të dytë dhe demokratit, Joe Biden, aktualisht në krye të sondazheve kombëtare.

“Në Iowa, një shtet i Midwestit, ku presidenti zhvilloi një miting të mërkurën, ku mund të votohej që prej 5 tetorit, më shumë se 325 000 zgjedhës kanë shprehur tashmë votën e tyre”, sipas “Projet Election”.