Kryesore “Një përgjigje për ata që më thonë ‘mos e lësho edhe Fatmirin...

“Një përgjigje për ata që më thonë ‘mos e lësho edhe Fatmirin siç lëshove Saimirin'”

106
0
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar ka treguar se është i një mendimi ndryshe nga shumë njerëz që kanë pasur reagime ditët e fundit në lidhje me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin siç lëshove Saimirin. Saliu nuk ka lëshuar vrasës. Mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, ne këtë diskurs.

Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata.

Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, por duhet t’u dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata.

Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.

Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin.

Ne mbajmë përgjegjësi për veten. Nëse ata janë të papërgjeshëm në raport me vendin dhe veten e kanë lënë peng që në vitin 1991. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij në krye të atyre për 30 vjet me radhë, është unë të ngre dhe unë të mbaj, mjafton që të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegës apo godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë.

Te ne s’ka qenë kurrë kështu dhe s’ka për të qenë dot kështu. Ne jemi ndryshe, nuk jemi si ata. Nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë qoftë edhe një komunë, kanë shkatërruar e kanë prishur më shumë se sa kanë ndërtuar. Ndërsa ne që nga lindja e PS-së, gjithmonë kemi ndërtuar dhe ndrequr më shumë se sa kemi prishur.

Në këtë familje politike gjithsecilit i është dhënë një mundësi për të bërë një punë, por vendin e punës secili do ta mbajë vetë me dinjitet dhe rezultat. Jam bërë copë për të mbrojtur punën e një ministri, kryebashkiaku apo bashkëpunëtori.

Por kurrë skam qenë dhe as mos e prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në për t’u përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.

Kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj se e mbrojta nga arresti me burg dhe nga ana tjetër po unë kisha faj sipas shumë kujt pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë.

Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë ata që më kanë zgjedhur duke më dhënë pasurinë më të madhe që mund ti jepet një njeriu, mundësinë që të udhëheqë vendin e ti.

Po të mos besoja në ato që them nuk do gjeja dot fuqi të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja ato çka mundem çdo ditë në mes të zjarrit dhe në mes të baltës”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in