Bota Një person tenton të sulmojë Papa Françeskun dhe mbretin e Marokos gjatë...

Një person tenton të sulmojë Papa Françeskun dhe mbretin e Marokos gjatë parakalimit

Imazhe dramatike janë shfaqur në vendin Afrikano-Veriorë, ku gjatë pamjeve drejtpërdrejtë të televizionit publik të Marokos, u shfaq një person i cili vrapoi drejt makinave që parakalonin.

Mbreti Mohammed i Marokos, ishte duke qëndruar në pjesën e sipërme të makinës, ndërsa Papa Françesku ishte me makinën e tij karakteristike. Ata po parakalonin paralel me njëri-tjetrin.

Personi i cili i sulmoi kishte kaluar rrethin e parë të sigurise, ndërsa u ndalua nga truprojat personale të mbretit dhe papës.