Bota Një qytet me “zombie”? Video dramatike nga Wuhan, si vdesin njerëzit në...

Një qytet me “zombie”? Video dramatike nga Wuhan, si vdesin njerëzit në rrugë nga koronavirusi

Njerëz që rrëzohen papritur në tokë, mjekë që nxitojnë t’i ndihmojnë, pamje dramatike raportohet të jenë xhiruar në Wuhan, qytetin e futur prej disa ditësh në karantinë pas përhapjes së kornavirusit. Videot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku ata që i kanë postuar thonë se bëhet fjalë për qytetin Wuhan, të shndërruar si një qytet me “zombie”, por ende nuk është konfirmuar vërtetësia e tyre.

Deri tani, virusi që sulmon sistemin e frymëmarrjes u ka marrë jetën mbi 25 personave ndërsa në të gjithë botën mendohet se 800 vetë janë infektuar. Edhe pse sëmundja është kryesisht e përhapur në Kinë, raste të tjera janë shfaqur edhe në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni.