Bota Një referendum për jelekverdhët, arma sekrete e Macron

Një referendum për jelekverdhët, arma sekrete e Macron

Një referendum kundër jelekëve të verdhë shihet si një armë sekrete e  presidentit francez, Emmanuel Macron ndaj protestave, theksoi gazeta ”Le Journal du Dimanche” duke përmendur burime konfidenciale të bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të shtetit.

Referendumi, i cili duhet të zhvillohet më 26 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet europiane, duhet të përmbajë një sërë pyetjesh mbi çështjet që kanë pasur si kryefjalë jelekët e verdhë si ulja e numrit të parlamentarëve, politikat publike të menaxhuara nga shoqëria civile dhe përfshirja në Kushtetutë e detyrimit të pjesëmarrjes qytetare në çështjet e nxehta me karakter publik.