Sport Një shqiptar i shkakton humbjen e parë sezonale Bayernit, përfiton Borussia Dortmund

Një shqiptar i shkakton humbjen e parë sezonale Bayernit, përfiton Borussia Dortmund

Pas tre barazimeve rresht vjen radha e humbjes që i bën 4 ndeshjet pa fitore për Bayern Munchen në Bundesligë. Këtë fundjavë skuadra e Julian Nagelsmann e pëson keq në transfertën e Augsburg ku vendasit triumfuan falë golit të një shqiptari, Mërgim Berishës që u transferua këtë merkato verore nga Fenerbahce.

24-vjeçari me pasaportë gjermane që ka luajtur edhe për kombëtaren shpresa të Gjermanisë, dënoi bavarezët në minutën e 58-të duke i dhënë një shtytje të lehtë drejt vorbullës së krizës së rezultateve kampionëve të Gjermanisë që pa Lewandowski-n e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës.

Kombinuar kjo humbje me fitoren e Borussia Dortmund në derbin me Schalke 04 e bën edhe më të hidhur fundjavën për bavarezët që tentuan të shënonin deri në fund edhe me Manuel Neuer i cili u ndal në dy raste nga kolegu i tij në fundin e ndeshjes.

Borussia kryeson kampionatin me 15 pikë pas 7 javëve të para ndërsa Bayerni zbret në vendin e katërt me 3 pikë më pak. Kjo është edhe humbja e parë sezonale për Bayern Munchen.