Kulturë Një surprizë në Muzeun e Arteve të Bukura në Algjeri

Një surprizë në Muzeun e Arteve të Bukura në Algjeri

Portret i luftëtarit shqiptar, ekspozuar në Muzeun e Algjerisë

Nga Auron Tare

“Nje vizite ne Kazbah apo ne Muze”, ishte pyetja e shoqeruesit tone algjerian, i cili po djersinte mjaft nga dielli i fortë.

Të gjithë ngritëm doren për Kazbahun e famshem të Algjerit.  Por çuditerisht makinat tona ndaluan para Muzeumit te Arteve te Bukura. Me sa duket programi perfshinte edhe nje ndalese ne kete ndertese mjaft interesante ndertuar gjate periudhes koloniale franceze.

U futa brenda, paksa  i zhgenjyer qe nuk po shkonim ende ne pjesen historike te qytetit ku une po kerkoja vendodhjen e xhamise se ndertuar nga shqiptari i famshem Mami Arnauti.

Pasi kaluam me shpejtesi disa pavione në nje prej korridoreve kryesore u ndesha me nje pikture me dimensione te vogla por  shume te dallueshme. Portreti i pagabueshëm i nje shqiptari i cili shpenguar kishte pozuar per nje prej piktoreve me te famshem francez te periudhes se romantizmit Achile Deveria.

Rastësia sjell gjithmonë surpriza.

Piktori Achile Deveria

Achile Deveria eshte nje emer i madh ne France pasi jo vetem si litograf por edhe si piktor ka arritur te kape nje seri portretesh te burrave me te famshem te Frances së shek 19.

Deveria ashtu si edhe disa piktore te tjere te rendesishem te kohes si Eugene Delacrua, Mattise e me vone edhe Picasso  u frymezuan mjaft nga udhetimet e tyre ne Orient dhe disa vepra te tyre shume te njohura jane te frymezuara nga Algjeria.

Por te kthehemi tek shqiptari yne i panjohur ne Algjeri.

Me nje kerkim te kujdesshem kete jave nuk gjeta asnje gjurme te tablose se Deverise te botuar ne ndonje prej katalogeve te veprave te tij. Ka shume mundesi qe kjo veper origjinale qe ndodhet ne kete Muze nuk eshte botuar asnje herë duke e bërl shqiptarin tone mjaft te veçantë.

Portreti i shqiptarit te panjohur eshte kapur me te gjithe madheshtine e tij me rrobat e famshme, te cilat i bënë të njohur në të gjithë Mesdheun. Me çibukun e pandashëm, këmbë mbi kembe me nje shperfillje tipike për shqiptarin  që në hapësirën otomane kishte gjetur veten si guvernator, general apo pirat.

Fatkeqesisht nuk ka asnje emer ne kete tablo te piktorit francez per te na dhene nje ide mbi identitetin  e ketij shqiptari ne Algjerine otomane.

Portret i luftëtarit shqiptar, ekspozuar në Muzeun e Algjerisë

Megjithate edhe pse pa emer shqiptari i Algjerisë pikturuar nga dora e Deverise qendron krah burrave te famshem te kohes  si Alexandre Dumas, Prosper Mérimée, Sir Walter Scott, Jacques-Louis David, Alfred de Musset, Charles Augustin Sainte-Beuve, Honoré de Balzac, Théodore Géricault, Victor Hugo, Marie Dorval, Alphonse de Lamartine, Alfred de Vigny, Jane Stirling, and Franz Liszt.